Me shumicë votash, Parlamenti grek ka ratifikuar mbrëmjen e të hënës
marrëveshjen midis Republikes së Greqisë dhe kompanisë administratore të
gazsjellesit TAP,i cili do të kaloje nga Greqia, në Shqipëri dhe në
Itali duke çuar gaz natyror në Europë nga Azerbajxhani.

Pro marrëveshjes kanë votuar deputetet e Demokracise se Re,PASOK-ut dhe të së Majtës Demokratike, ndersa ata partise me te madhe opozitare SYRIZA kane abstenuar duke kerkuar negociata me perfitim me te madh per vendin ne kete marreveshje. Kunder kane votuar deputete e partise Greket e Pavarur,te Agimit te Arte dhe te Partise Komuniste.

Gjate diskutimeve paraprake ministri i Ambientit, Energjise dhe Ndryshimeve Klimaterike Jannis Maniatis, qe vizitoi se fundmi edhe Shqiperine si pjese e delegacionit te kryesuar nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Evangjelos Venizellos, ka deklaruar se behet fjale per nje veper qe permireson ne maksimum pozicionin gjeopolitik te Greqise ne rajon.

Edhe zevendesministri i Ambientit Asimaki Papagjeorgjiou ka deklaruar se ky gazsjelles e ben Greqine nje nyje teper te rendesishme energjitike, ndersa ka dorezuar ne Parlament nje propozim te aksionereve te kompanise, sipas te cilit Greqia mund te zoteroje me fillimin e shfrytezimit te gazsjellesit ne vitin 2019,deri ne 5% te aksioneve te tij.

Gjithashtu ai ka theksuar se gazsjellesi do te jete nje veper qe do t’i jape jete Greqise se Veriut, pasi do te krijoje si fillim 4000 vende te reja pune dhe ne vazhdim deri ne 10000, ndersa mbi te gjitha do te mbahet ne nivele te ulta çmimi i gazit natyror per konsumatoret, sidomos pas mbylljes se negociatave per privatizimine e kompanise greke te shperndarjes se gazit DEPA nga kolosi rus Gazprom.

Top Channel