Pjesa më e madhe e Athinës mbeti pa energji elektrike gjatës ditës së martë, për shkak të disa difekteve të krijuara nga moti i keq.

Pjesa më e goditur ishin lagjet veriore të kryeqytetit grek.

Për shkak të erës së fuqishme, një numër shtyllash elektrike u rrëzuan dhe bënë të detyrueshme riparimet në rrjetin elektro-energjitik.

Gjithashtu, trafiku detar u paralizua gjatë ditës për shkak të dallgëve të fuqishme, me shumë anije që u detyruan të anullonin udhëtimet e tyre nga porti më i madh i vendit, ai i Pireut.

Për shkak të motit të keq, probleme me transportin detar parashikohen edhe gjatë të mërkurës.

Top Channel