03:35 Film "Kutia"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
F1, kalendari për vitin 2014
04/12/2013

F1, kalendari për vitin 2014
Këshilli Botëror i FIA-s ka zyrtarizuar kalendarin për kampionatin e ardhshëm botëror të Formulës 1.

Sebastian Vettel do e nisë më 16 mars 2014 mbrojtjen e titullit në Australi dhe do e përfundojë më 23 nëntor 2014 në Abu Dabi.

Sezoni i ri do të ketë 19 gara. Do të mungojë Cmimi i Madh i Koresë së Jugut për arsye ekonomike, ndërsa ai i Nju Xhersit dhe Meksikës janë skartuar për momentin. Të rejat janë gara e Austrisë dhe ajo e Rusisë.

Kalendari i plotë është ky:

16 Mars - Australia
30 Mars - Malajzia
6 Prill - Bahreini
20 Prill - Kina
11 Maj - Spanja
25 Maj - Monako
8 Qershor - Kanadaja
22 Qershor - Austria
6 Korrik – Britania e Madhe
20 Korrik - Gjermania (Hockenheim)
27 Korrik - Hungaria
24 Gusht - Belgjika
7 Shtator - Italia
21 Shtator - Singapori
5 Tetor - Japonia
12 Tetor - Rusia
2 Nëntor - SHBA
9 Nëntor - Brazili
23 Nëntor - Abu Dabi


/ Top Channel







Më shumë nga Formula 1
F1, Rosberg: Mamaja nuk ka parë asnjë garë timen
Nico Rosberg, udhëheqësi i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formulën 1, ka deklaruar se nëna e tij nuk ka parë asnjë garë ku ai merr pjesë.
F1, Ricciardo surprizon në Hungari
Australiani i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka bërë mrekullinë në 3 xhirot e fundit të Çmimit të Madh të Hungarisë (Hungaroring), duke parakaluar ferraristin Fernando Alonso, e duke e ruajtur vendin e parë deri në fund të garës, pavarësisht se kishte kryer 1 ndalesë më shumë në bokse, se sa dy ndjekësit e tij.
Mercedesi i Hamiltonit në flakë
Lewis Hamilton do të niset nga bokset në Cmimin e Madh të Hungarisë pasi në provat zyrtare, kur ende nuk kishte regjistruar asnjë kohë të shpejtë, motori i Mercedesit të tij mori flakë dhe mekanikët u detyruan të ndërronin shasinë.
Mercedes dominon edhe në Hungari
Mercedes vazhdon të jetë dominuesi edhe i provave zyrtare dhe këtë gjë e tregoi Nico Rosberg në provat e së shtunës në Hungari, ku arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë, pavarësisht problemeve në sesionin e fundit me reshjet e shiut.
F1, Ricciardo: E dija që mund ta mposhtja Vettelin
Daniel Ricciardo rrëfeu për gazetën spanjolle ‘AS’ se gjithmonë ishte i bindur se dotë ishte më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel në momentin që do të përshtatej me kalimin nga Toro Rosso tek Red Bulli.


Lajmet kryesore

F1, kalendari për vitin 2014
Rrëshen, shembet tuneli i HEC-it, humbin jetën 3 punonjës
Viktmat janë punonjës të hidrocentralit të “Qafë Mollës”, mes tyre dhe një shtetas turk
Paditet nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Meta: Grabitja nuk cënon rolin e BSH
Vjedhja në BSH, Fullani në Kuvend
PD: Rama i bën dhuratë Frrokut
Më të lexuarat
Temat e ditës
Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Ukraina, Lindja e Mesme, Arsimi, Tragjedia ajrore, Kriza Financiare, Turizmi, Energjia, Reformat
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.