01:15 Koncert "Nga Magjia e Ballkanit ne Jazz"
02:37 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
E-gjoba, policia thirrje: Verifikojini në internet
05/12/2013

E-gjoba, policia thirrje: Verifikojini në internet
Pagesat e gjobave të automjeteve tashmë do të mund të kryhen vetëm në postë dhe banka. Ky është urdhëri i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ndërsa uniformat blu njoftojnë qytetarët edhe për shërbimin e verfikimit të këtyre gjobave nëpërmjet internetit.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet dhe në rubrikën “Shërbime për qytetarët” mund të kontrollojnë kundravajtjet rrugore. Linku në këtë pjesë të faqes të drejton automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të gjobave të policisë rrugore.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë gjoba të vendosura nga policia dhe që nuk i kanë paguar ato mund t’i verifikojnë ato online, ndërkohë që Policia Rrugore nxit qytetarët që të shlyejnë këto pagesa në posta dhe banka për të shmangur penalizimet e mëtejshme.

Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e rrugëve të pagesës së gjobave u lëshua disa ditë më parë dhe synon të thjeshtojë dhe shmangë radhët e gjata nëpër sportele për shlyerjen e tyre.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Gjirokastër, vidhet Muzeu i ri i Armëve
Trashëgimia kulturore shqiptare është në rrezik të vazhdueshëm jo vetëm nga indiferenca shtetërore, por edhe nga grabitjet.
Kremtimi i Pashkëve
“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall. Me këtë frazë, besimtarët e krishterë kanë pritur datën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ngjalljen e Krishtit”.
Ndryshim ligjit të avokatisë
Avokatët penalistë të Kosovës dhe të Shqipërisë kërkojnë që të bëhen ndryshime ligjore nga të dyja palët në mënyrë që ata të përfaqësojnë klientët e tyre në secilin prej dy vendeve.
Debati me biznesin farmaceutik
Në mesin e debateve lidhur me çështjen e ilaçeve, Ministri i Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të operatorëve farmaceutikë. Ilir Beqja deklaroi në një intervistë për Top Channel se çertifikata e regjistrimit është hequr me një udhëzim të posaçëm ëer nevoja spitalore, por ilaçet do të jenë të garantuara dhe sipas standardeve të BE-së.
Kulla vrojtimi në plazhe
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur projektin për ndërtimin e Kullave të Vrojtimit për plazhet shqiptare, një projekt pilot që do të zhvillohet gjatë verës së këtij viti, në shtatë plazhe vendase, për të mundësuar sigurinë e pushuesve.


Lajmet kryesore

E-gjoba, policia thirrje: Verifikojini në internet Kremtimi i Pashkëve
Meshat e shenjta në kishat ortodokse dhe katolike
Papa uron besimtarët nga Vatikani
Pashkët, Rama mes besimtarëve në Korçë
Pashkët, urimet e politikanëve
Festa e Pashkëve në Prishtinë
Subvencionet e bujqësisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Eksplozivi, Irani, Akuzat për ushtrinë, Siria, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.