Qindra persona u ndaluan ditën e premte në Serbi, në operacionin më të madh anti-drogë të realizuar në historinë e vendit.

Kryekomisari i policisë serbe, Milorad Veljoviç deklaroi se ekzistojnë prova të qarta për përfshirjen e të paktën 250 të pandehurve në një rrjet të gjerë të shpërndarjes së drogës në vend.

Operacioni i koduar “Rrufeja” u zhvillua në disa qytete serbe, por qendra e operacioneve ishte Beogradi dhe Novi Sadi, ku u sekuestruan edhe 5 kilogramë heorinë.

Veljoviç përcaktoi se midis të arrestuarve nuk janë vetëm shpërndarës të thjeshtë, por edhe drejtues të trafiqeve të drogës.

Policia serbe pritet të bëjë të ditur detaje të tjera mbi këtë operacion në një konferencë për shtyp gjatë pasdites.

Top Channel