Protestuesit në zonën naftë-mbajtëse të Zharrësës dhe Marinzës janë futur në grevë urie.

24 përfaqësues nga komuniteti që prej mesditës të së premtes kanë filluar grevën e urisë.

15 prej personave që janë futur në grevë janë kështilltarë të komunës Zharrëz si dhe përfaqësues të forcave të ndryshme politike.

Ata thonë se nuk do të largohen nga greva e urisë deri në zgjidhjen përfundimtare problemit të tyre. Lëkundjet e tokës që po iu shkakton kompania kanadeze “Bankers” po u dëmton atyre banesat dhe po ua bën jetën të pasigurtë.

Top Channel