Euro2016, Shqipëria në vazon e pestë

07/12/2013 00:00

Ashtu si në eliminatoret e Euro2012, edhe për eliminatoret e Europianit të ardhshëm, Shqipëria qëndron në vendnumëro, në vazon e pestë.

UEFA ka publikuar listën e skuadrave kombëtare dhe vazot përkatëse në bazë të rënditjes së pikëve të siguruara nga paraqitjet në ndeshjet e fundit.

Kombëtarja jonë nën drejtimin e Gianni de Biasi-t ndodhet në vazon e pestë së bashku me Islandën, Qipron, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Moldavinë, Maqedonin, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjia.

Ajo që bie në sy në rënditjen e re është lëvizja e Bosnje-Hercegovinës, që për herë të parë luan edhe në finalet e një botërori në Brazil. Skuadra boshnjake për shortin e eliminatoreve të Euro2016 ka kapërcyer në vazon e parë duke zbritur në vazon e dytë fqinjët veri-perëndimore, Kroacinë.

Në vazon e parë, vec Bosnjes ndodhen Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Rusia, Portugalia dhe Greqia.

Top Channel