Në 1 janar, Greqia merr presidencën e rradhës të BE-së, e pesta herë që drejtimi i bllokut i kalon Athinës.

Gjatë takimit me kreun e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso në Bruksel, shefi i ekzekutivit grek, Antonis Samaras beri nje pasqyrë të prioriteteve kryesore, sipas te ciles vendi i tij do të nxisë rritjen ekonomike dhe kohezionin social të Europës, do të kujdeset për politikën e refugjatëve e do t`i jape perparesi përsosjes së Bashkimit Bankar.

Qeveria greke e koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve premton të japë shembullin e saj dhe ta surprizojë BE-në pozitivisht: Greqia do që në vitin 2014 t’i lërë pas ndihmat ndërkombëtare dhe të kthehet në rrugën e zhvillimit. Por ne Europe, te pakte jane ata qe e besojne vertet nje gje te tille.

Disa zera madje shtrojne pyetjen nese grekët nuk do të mbingarkohen me Presidencën e BE-së, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të vendit. Greqia e ka mbajtur me pare presidencen e bllokut në vitet 1983, 1988, 1994 dhe 2003. Si thuajse asnjë shtet tjetër i BE-së, ajo ka dashur ta perdore në të kaluarën këtë funksion për një Europë sociale.

Por sukseset e saj ishin modeste. Në vitin 1988, kryeministri i atëhershëm grek Andreas Papandreu nguli këmbë për një Kartë Sociale Evropiane, por kjo u arrit një vit më vonë nën presidencën franceze. Në vitin 1994 në rend të ditës dolën negociatat mbi zgjerimin e BE-së në pjesën veriore, kurse në vitin 2003 përpjekjet e Athinës për një Europë sociale u zbehën plotësisht nga kriza në Irak. Kete radhe, ne krye te perpjekjeve te Athines si presidente e radhës 2014 do të jenë sidomos programet për punësimin e të rinjve dhe financimi i tyre. ajo beson se do t’ia dalë me përpjekjet e veta, sepse thirrjet për një Europë më sociale po shtohen dita-dites.

Top Channel