Mesazhin se marrëveshja për disbursimin e këstit të rradhës prej 1
miliardë euro mund të arrihet jo këtë muaj, por në janar të 2014 i kanë
çuar Greqisë kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe komisioneri per
Ekonomine Olli Rehn.

Megjithese ata kane pranuar se Athina ka bere progress me reformat e saj, dy funskinaret e larte te BE kane theksuar se ka ende pune per te bere nga ana e autoriteteve.

“Për shqyrtimin aktual, institucionet e Trojkës na informuan se do të kthehen në Athinë nesër për të vazhduar punën me autoritetet greke, për të zgjidhur sa më shumë çeshtje qe të jetë e dhe per t’i bere legjislative deri ne fund të vitit, por realisht do të jetë shumë e shumë e vështirë nëse jo e pamundur për të finalizuar këtë rishikim para fundit të këtij viti, keshtu qe puna përfundimtar do të duhet të bëhet në janar”, tha Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurogrup.
 
Nga ana e tij ministri grek i Financave Janis Sturnaras ka deklaruar pas perfundimit te Eurogrupit ne Bruksel se synimi i Athines eshte qe disbursimi i kestit te behet deri ne fund te vitit, ndersa u ka paraqitur ministrave te Financave te Eurozones edhe disa nga reformat e vonuara siç jane ato te ristrukturimit te disa kompanive shtetrore.

Negociatat e eksperteve te trojkes qe do te fillojne te merkuren dhe do te vazhdojne per nje jave, zhvillohen ne nje situate te renduar ekonomike per vendin. Sipas Sherbimit Kombetar te Statistikave Greqia ka regjistruar sivjet bashke me nje zvogelim prej 6.2% te te ardhurave reale edhe deflacionin me te madh ne 50 vitet e fundit, nje fakt qe do te veshtiresoje perpjekjet e saj per zvogelimin e borxhit kolosal te vendit.

Ndersa me shqetesues eshte paralajmerimi i Institutit te Punes qe vlereson se pas vitit 2015 Greqia nuk do te jete ne gjendje te paguaje pensionet, per arsye te plakjes se popullsise,reduktimit te madh te numrit te te punesuarve dhe te siguruarve dhe kryesisht eshte zvogeluar subvencionimi shteteror tek skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqerore.

Top Channel