Në Rashkë të Serbisë në një lokacion ku dyshohet që mund të ketë trupa
të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë, do të vazhdojnë
gërmimet nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të
Mjekësisë Ligjore të kryesuar nga Drejtori i këtij Departamenti, Arsim
Gerxhaliu dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i.

Ne vendin ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritët të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse germimet rezultojne negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë pritët të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara.

Sipas Gerxhaliut lokacioni ku kanë nisur gërrmimet shtë rreth 20 metra me larg nga ai ku ishte gerrmuar më parë. Të dhenat zyrtare tregojnë se në kosove mungojnë apo rezultojnë të zdukur mbi 1 mijë e 700 perona.

Top Channel