Trafiku në autostradat kroate ka shënuar në nëntë muajt e parë të këtij viti një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa xhiroja e të ardhurave të katër konçesionarëve publikë ka rezultuar 10.3 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Sipas Shoqatës së Konçesionarëve të Autostradave, kanë qenë 52.7 milionë automjetet që deri në fund të shtatorit kanë kaluar në autostradat kroate, me një fitim prej 244 milionë eurosh për konçesionarët nga pagimi i taksave.

Rreth 70 për qind e kësaj xhiroje i ka shkuar kompanisë Autostradat Kroate, HAC, me pronë publike, që menaxhon 870 nga 1250 kilometrat e rrjetit rrugor kroat, përfshirë atë Zagreb-Spalat, që është dhe arteria kryesore e vendit.

Në tetor qeveria kroate nisi proçedurën për t’ua kaluar me konçesion privatëve për një periudhë prej 30 vjetësh të gjithë 1250 kilometrat e autostradave, me një çmim prej rreth 3 miliardë eurosh.

Është pikërisht për të tilla privatizime që Bashkimi Evropian, pasi anëtarësoi Kroacinë, kërkon të afrojë vendet e Ballkanit, me në krye Serbinë.

Top Channel