Cristiano: Nuk dua rekorde, dua trofe

11/12/2013 00:00

Cristiano Ronaldo ka shënuar ndaj Kopenhagenit golin e tij të nëntë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në vetëm 5 ndeshje të luajtura. Ky është një rekord për këtë kompeticion, por lojtarit të Realit nuk i interesojnë gjëra të tilla.

“Objektivi im kryesor është të fitoj trofe dhe jo të vendos rekorde”, theksoi portugezi pas takimit.

“Kundër Kopenhagenit doja të shënoja, ashtu siç dua të shënoj në çdo takim tjetër. Nuk mendoj për rekorde, vetëm për trofe”, shtoi sulmuesi.

Me golin e Danimarkës, Cristiano Ronaldo kaloi Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar 8 gola në këtë fazë grupesh.

Më parë, 8 gola në fazën e grupeve të Champions kishin shënuar Filippo Inzaghi, Hernan Crespo dhe Ruud van Nistelrooy.

Top Channel