Bosnja mund të mbetet në 7 vitet e ardhshme pa 560 milionë euro ndihma evropiane të paraanëtarësimit, nëse liderët politikë lokalë vazhdojnë të sillen si deri tani.

Deklaratën e ka bërë të mërkurën në Sarajevë nëndrejtori i përgjithshëm i Zgjerimit të Komisionit Evropian, Joost Corte, duke komentuar vendimin e BE-së për të anuluar pjesën prej 45 milionësh për vitin aktual dhe që do t’i jepen Kosovës, për realizimin e programit rajonal për ndërtimin e banesave.

Kuota prej 45 nga 87 milionë fonde të aprovuara për këtë vit është anuluar për shkak se liderët boshnjakë nuk arritën të merreshin vesh për aplikimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që imponon modifikimin e Kushtetutës për të eleminuar diskriminimin dhe për t’u lejuar minorancave që të kandidojnë për rangjet më të larta të shtetit.

“Përsa i përket periudhës 2014-2020, ne nuk kemi avancuar me planet për Bosnjen, sepse gjendemi sërish përballë problemit të zakonshëm: që dy republikat nuk arrijnë të bien dakord për një strategji për të gjithë vendin në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Corte.

Për rrjedhojë, fondet e paraanëtarësimit, rreth 80 milionë euro në vit, janë në rrezik për mungesën e një marrëveshjeje për krijimin e një mekanizmi efikas për koordinimin e politikave për sektorë të ndryshëm.

Top Channel