Në Malin e Zi, 45 për qind e popullsisë është kundër anëtarësimit të vendit ish-jugosllav në NATO, kundrejt 38 për qind që është pro dhe 17 për qind që është e pavendosur.

Kështu rezulton nga një sondazh i fundit i kryer muajin e kaluar nga Qendra për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, CEDEM.

Edhe pse me një reduktim të përqindjes krahasuar me muajin mars, shumica e malazezëve vazhdon të jetë kundër anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, e mbështetur në vitet e fundit nga qeveria e Podgoricës.

Mali i Zi, i pavarur prej vitit 2006, kur me një referendum u shkëput nga unioni me Serbinë, hapi në qershor të vitit 2012 negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel