Punësimi në vendet e BE-së

12/12/2013 00:00

Sipas të dhënave të OECD-së një ndër tre spanjollë është i papunë,
ndersa raporti ne vende si Gjermania apo Austria eshte 1 me 20; dallimi
eshte teper i madh.

Në Spanjën me 46 milionë banorë, te rinjte qe nuk kane nje vend pune jane afro  950.000. si menyre per te ndihmuar, por edhe per te perfituar talente te reja, koncernet e medha kane nisur t’i hedhin syte nga Europa jugore per terheqjen e krahut te ri te punes.

“Nestle-ja”, per shembull, ka krijuar dy programe per kete qellim: nga njera ane, studentet spanjolle dergohen ne Gjermani per t`u trajnuar per nje vit, ndersa nga ana tjeter, stazhierët portugezë mund të fitojnë përvojë për gjashtë muaj në degët gjermane të kompanisë. Krahas ofensivës së kualifikimit që prej vitit 2014 do të krijohen vende të plota pune për 10.000 të rinj nga Evropa jugore.

Rreth 20.000 të rinjve nën moshën 25-vjeçare u ofrohet një “training on the job”. sipas sociologeve, gjera te tilla ndodhin gjithmonë atëherë, kur konstaton se në vendin tënd nuk ka sa duhet të rinj. Rekrutimi i të rinjve nga vende të tjera konsiderohet fillimisht si zgjidhja e dytë, sepse duhet menduar se duhen sfiduar disa pengesa: ata nuk duhet të jenë vetëm të kualifikuar, por duhet të kapërcejnë edhe disa barriera gjuhësore ndersa kompanite duhet te sponsorizojne kualifikimet. Nga mungesa e fuqisë punëtore nga njëra anë dhe nga një treg i vështirë pune nga ana tjetër mund të krijohet një situatë prej se ciles, dalin me fitim te gjitha palet. 

Top Channel