Tetë bankat kryesore sllovene do të kenë nevojë për 4.7 miliardë euro
për t’u rikapitalizuar, një shifër shumë pranë kuotës prej 5 miliardë të
mbledhur nga vendi për mbrojtjen e sistemit bankar dhe mbi vlerësimet
që kanë qarkulluar në ditët e fundit.

Shifra është dhënë nga guvernatori i Bankës Qëndrore sllovene, Bostjan Jazbec, pas “testeve të stresit” të kryera mbi bankat, që kanë treguar nevojën për një rikapitalizim prej 3 miliardë euro për tre bankat kryesore.

Banka kryesore sllovene, Nova Ljubjanska Banka (NBL), do të rikapitalizohet me 1.551 miliardë euro, institucioni tjetër Nova Kredtitna Banka Maribor (NKBM) me 870 milionë euro dhe

Abanka me 591 milionë euro. Rikapitalizimi tërësor i Sllovenisë parashikon: injektim likuiditeti për 2/3 e institucioneve, ndërsa për 1/3 e mbetur injektim me tituj shteti.

“Sot është më e qartë se kurrë se Sllovenia mund të proçedojë me riparimin e sistemit të saj bankar pa i kërkuar ndihma Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Olli Rehn.

“Ky është një lajm i mirë që tregon se si rimëkëmbja e zonës euro është në rrugë e sipër”, ka vijuar komisioneri i BE për Ekonominë.

Top Channel