Zona prane fshatit Darragjat te Komunes Dajc ka qenë një ndër pikat
kryesore ku rrjedha e lumit Buna futej në fushen e nënShkodrës gjatë
përmbytjeve masive.

Per te devijuar rrjedhen e lumit u ndertua argjinatura ne fund te vitit 2011. Ndertimi 150 metra i gjate dhe 7 meter lartesi kushtoi rreth 1 milone dollare dhe ky investim u be i mundur nga fondi prej 10 milone dollar qe banka boterore dha per ndertimin e argjinaturave.

Por siç shihet nga pamjet tashme ky investim duket se ka shkuar dem. Sipas kryetarit te komunes Dajc Arben Gjuraj prishja e argjinatures mund te kete ka ardhur si rezultat cilesisë se punimit dhe faktorëve natyror.

Nderkohe mesohet se Prefektura e Shkodres ka nisur procedurat per verifikimin per menyren se si jane kryer punimet ne kete argjinature.

Ndërtim trualli mbi liqenin e Ohrit

Pavarësisht nga aksioni i fundit për kontrollin e ndërtimeve pa leje,
apo pengimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, në liqenin e Ohrit sapo
ka nisur në ndërtim që më shume gjasa do shtrihet edhe në zonën ku dikur
ka qene liqen.

Ndertuesit qe ende nuk dihet nese kane leje nga organet e pushtetit vendor, sepse nuk kane vendosur asnje tabele shpjeguese se cfarë po bëjnë, ne zonen e bregut te liqenit te Ohrit, prane fshatit Lin kane nisur te hedhin gure, inerte dhe mbetje te tjera ne uje per te krijuar nje truall ndertimi me te gjere. Asnje organ i pushtetit vendor nuk mund te jape leje te ketij lloji qe parashikojne hyrjen ne liqen apo det me ndertim.

Puna ne kete vend vijon prej disa javesh dhe banoret e zones flasin per ndertimin e ndonje hoteli dhe plazhi privat ne kete zone e perdorur deri me tani vetem per peshkim.

Fenomeni i zgjerimit te truallit duke hedhur inerte ne liqen eshte shfaqur edhe disa kilometra me tej, ne nje zone ku kompanite qe po ndertojne rrugen kane germuar per zgjerimin e saj rruges, por ne krah te kesaj rruge, aty ku dikur ka qene liqen po krijohen mundesite per ndertim. Mijëra ton gure jane hedhur ne uje, edhe ketu duke krijuar mundesine e nje trualli ndertimi.

Liqeni i Pogradecit eshte pasuri qe mbrohet me ligj dhe ne kete menyre, askush nuk mund ta tjetersoje duke e kthyer ne truall ndertimi dhe aq me teper ta privatizoje.

Top Channel