Prodhimi industrial në Malin e Zi në muajin nëntor është rritur me 27 për qind krahasuar me tetorin dhe me 21 për qind me të njëjtin muaj të vitit 2012.

Lajmin e ka bërë të ditur të hënën zyra malazeze e statistikave MONSTAT. Industria e vendit ballkanas ka regjistruar një rritje të rëndësishme me 10 për qind edhe për periudhën janar nëntor 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, të bëra publike javën e kaluar, Mali i Zi pas një rënieje prej 2.5 për qind në vitin 2012 do të përjetojë një rritje pozitive të prodhimit të brendshëm si këtë vit, ashtu edhe vitin e ardhshem, me 1.8 dhe 2.5 për qind.

Top Channel