Merkel prezanton qeverinë e re

16/12/2013 00:00

Pasi social-demokratët vendosën t’i bashkoheshin kristian-demokrateve të Angela Merkel në koalicionin e madh, kancelarja gjermane shpalli emrat e qeverisë të cilët duhet të marrin aprovimin e presidentit të vendit.

“Ministrja e re e Mbrojtjes do të jetë Ursula Von Der Leyen. Ata që e njohin, e dinë që ajo ka patur një interes në çështjet ndërkombëtare si edhe për politikat sociale. Unë mendoj se ky është kombinimi i duhur për të mbajtur postin”, deklaroi Merkel.

Von Der Leyen është një figurë shumë e debatuar prej krahut konservator të kristian-demokratëve të Merkel, pjesërisht sepse doli hapur për të sfiduar kancelaren në të drejtat e grave, si ministre e Punës, në një betejë që nisi pesë muaj përpara zgjedhjeve.

Ajo do të nisë mandatin të martën, tre muaj pas fitoi zgjedhjet e 22 shtatorit. Udhëheqësi i SPD-së, Sigmar Gabriel foli për ndarjen e posteve ministrore dhe shpjegoi se do të jenë shtatë ministra të SPD-së, katër gra dhe tre burra, duke filluar nga Frank Valter Shtajnmajer, në postin e ministrit të Jashtëm.

Vetë Sigmar do të mbajë postin e zv/kancelarit dhe super-ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës. Edhe presidiumi drejtues i CDU-së miratoi listën e ministrave të kësaj partie në koalicionin e madh; janë gjashtë, ndërsa tre ministra të tjerë do të vijnë nga CSU-ja, simotra e partisë së kancelares Angela Merkel.

Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, pjesë e kabinetit është nje grua me origjine turke, Ajdan Ozoguz, ministre e Shtetit për Migracionin.

Top Channel