Ministria greke e Shëndetësisë ka dhënë alarmin duke paralajmëruar
qytetarët të reduktojnë përdorimin e oxhakëve dhe të sobave të drurit në
shtëpitë e tyre, pasi janë regjistruar në qytetet më të mëdha të vendit
nivele të lartë te rrezikshme te ndotjes atmosferike qe shkakton
semundje te ndryshme respiratore.

Ka rreth tre jave qe ne Athine e Selanik, krijohet sidomos ne oret e nates, nje re smogu, nga djegia e biomazes ne oxhaqe dhe e druve ne soba. Shume greke kane ndaluar blerjen e naftes per ngrohje dhe te gazit natyror per shkak te rritjes se cmimit te tyre ,ndersa jane mbi 300.000 familje, te cilave Sherbimi Elektrik u ka nderprere furnizimin me energji per arsye te mospagimit te detyrimeve dhe tashme mjeti i vetem i ngrohjes jane sobat me dru.
 
“Me shqeteson pa dyshim kjo gjendje ,por me shume me shqeteson gjendja e grekeve te varfer.Kjo eshte  tragjedia ,pasi qeveria interesohet per gjera te parendesishme dhe jo per ato thelbesore, sic jane uria dhe varfëria e popullit”, thotë një banor i Athinës.

Vetem pergjate ketij muaji te pakten 5 persona kane humbur jeten nga zjarret e shkaktuara ne shtepi apo nga mangallet me prush ne dhoma te mbyllura. Qeveria greke deklaroi se do tu jape energji elektrike me cmim te lire familjeve te varfra dhe se do tu lidhe perseri kontratat familjeve qe nuk mund te paguajne.

“Kur unë mendoj se ka njerëz te pastrehe, të cilët janë të uritur dhe kane ftohtë, por edhe familje qe nuk kane energji elektrike dhe ngrohje , jo,nuk me shqeteson reja e smogut”, thotë një tjetër banor.

Ndersa dyqanet e shitjes se druve per ngrohje kane mbire ne çdo lagje, sipas matjeve te oreve te fundit ne Athine perqendrimi i grimcave te vogla ne ajer ka qene 95 mikrograme per meter kub nga 50 qe eshte norma europiane, 112 ne Selanik,118 ne Janine dhe 105 ne Volos.

Me shqetesim nje grup ekspertesh i Universitetit Aristotelis se Selanikut ka njoftuar se ka gjetur ne atmosfere gjurmet e lendes radioaktive cezium ne nivele te ulta dhe te parrezikshme per momentin. Sipas tyre kjo lende eshte thithur nga pemet pas aksidentit te cernobilit ne vitin 1986 kur reja radioactive ka mberritur deri ne Greqine e Veriut  dhe tashme djegia e ketyre druve ben te mundur shperndarjen e ketij elementi te rrezikshem  ne ajrin e qytetit.

Top Channel