Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha, ndërsa
vazhdon të jetë në listën e 742 personave të kërkuar nga drejtësia,
konfirmohet se ka fituar azilin politik ne Shtetet e Bashkuara.

Pas nje periudhe te gjate me zera qe perflitnin nje gje te tille, ky informacion publikohet nga avokati i gjeneralit Hoxha, Ibrahim Lahi.

“Interpoli mund ta ketë në kërkim, klienti im, Luan Hoxha e ka marrë statusin e azilantit politik në SHBA, çka do të thotë që edhe ata kur i kanë dhënë këtë status, kanë gjykuar për mënyrën e procedimit dhe dënimit të tij”, tha Lahi.

Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshëm te Forcave te Armatosura Luan Hoxha u denua nga Apeli me pese vjet per akuzen e shperdorimit te detyres nga kuadri komandues per llogari te dosjes Gerdeci. Por avokati Lahi deklaron se kjo çeshtje nuk eshte mbyllur ende, pasi mbrojtja i eshte drejtuar Kushtetueses.

“Luan Hoxha nuk është njoftuar asnjëherë për t’u paraqitur në gjyq. Këtë ankim e kam paraqitur në Gjykatën e Apelit, e cila nuk e ka trajtuar fare këtë pjesë të ankimit. Po ashtu edhe në Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, tha Lahi.

Ne vendimin e formes se prere per tragjedine e Gerdecit, Gjykata e Apelit shpalli ne shkurt te ketij viti denimin e 24 personave dhe pafajsi per pese nga te akuzuarit.

Top Channel