Prodhuesit e agrikulturës greke kanë dalë të premten në sheshin e Athinës për të protestuar kundër rritjes së taksave, vendosur nga qeveria greke.

Masat e sigurisë kanë qenë të larta, me një prani të theksuar të forcave të rendit, raportojnë mediat evropiane online.

Në shenjë proteste, fermerët kanë hedhur portokalle dhe agrume të tjera ndaj forcave të policisë, si dhe kanë hedhur sasi të konsiderueshme frutash në shesh për të kundërshtuar politikat e qeverisë.

Por përveç portokalleve, nuk kanë munguar as përleshjet e protestuesve me policinë, me të dyja palët që kanë përdorur shkopinj ndaj njëra-tjetrës.

Top Channel