Bashkimi Europian do të nisë negociatat e anëtarësimit me Serbinë në datën 21 Janar 2014, kur do te mbahet edhe takimi i pare nderqeveritar ne Beograd.

Këtë e informoi presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy, në një konferencë për shtyp në mbyllje të punimeve të samitit europian.

Në përfundim të këtij takimi, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, konfirmoi se krerët e shteteve pranuan reformat domethënëse të kryera prej Beogradit zyrtar, ndërsa konsideruan si “të shkëlqyer” progresin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

“Mund të konfirmoj faktin që bisedimet me Serbinë do të nisin në datën 21 Janar”, deklaroi Van Rompuy, në një konferencë 2-ditore për shtyp në Bruksel.

Nga ana e tij, Andonis Samaras, kryeministri i Greqisë, vendit që do të marrë presidencën e BE-së në muajin janar, theksoi se Athina zyrtare është e gatshme të mbështetsë kandidaturën serbe dhe për të ndihmuar me të gjithë mjetet në dispozicionin e saj afrimin e Beogradit me Bashkimin Europian.

Top Channel