Policia malazeze arrestoi dy të rinj me akuzën e tentativës së përdhunimit të fqinjit të tyre, informoi të premten e përditshmja “Vijesti”.

23-vjeçari me inicialet O.V. nga Banja Luka në Bosnje dhe 28-vjeçari M.R nga Podgorica, tentuan të përdhunonin 45-vjeçarin M.L, brenda banesës së tij në kryeqytetin malazez.

Të rinjtë dhe viktima ishin fqinj në lagjen Mareza të Podgoricës.

45-vjeçari u rrah brutalisht gjatë agresionit dhe është dërguar në spital për shkak të truamës së pësuar, ndërsa dosja penale i është dorëzuar një prokurori.

Top Channel