Turqia është vendi më miqësor për maqedonasit, tregoi një sondazh i kryer në fqinjët tanë lindor.

Të pyetur se “cilin konsideronin mikun e tyre më të mirë”, 16% e maqedonasve zgjodhën Turqinë.

Mbështetja për Turqinë nuk është e papritur, duke konsideruar minoritetin e rëndësishëm turk në Maqedoni dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka thënë Ankaraja për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë.

Serbia, me 12,2% të preferencave renditej në vendin e dytë, e ndjekur nga Gjermania me 8,2% dhe Shqipëria me 5,8% të preferencave.

Të pyetur se për cilin shtet kishin mendimin më të mirë në botë, pavarësisht marrëdhënies me Maqedoninë, 14,5% e të anketuarve zgjodhën Gjermaninë, ndjekur nga SHBA me 11,2%, Zvicra me 9,7%, Turqia me 6,9% dhe Shqipëria me 4,5%.

Top Channel