" /> ">

Një shtetas shqiptar mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përfshi në një aksident rrugor në Kroaci gjatë së martës, informoi të martën Agjensia Kroate e Lajmeve “Hina”.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën “A1”, në segmentin Split-Sibenik.

Drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar mbeti i vrarë në vend, ndërsa dy udhëtarët e tjerë, gjithashtu shqiptarë të moshës 29 dhe 25 vjeç janë plagosur rëndë dhe po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Sibenikut.

Aktualisht, autoritetet kroate nuk kanë dhënë për mediat identitetet e shqiptarëve, por vetëm konfirmuan shtetësinë e tyre.

Si rrjedhojë e aksidentit, trafiku në autostradë u devijua për disa orë.

Top Channel