“Klonimi” i serverit të Tatimeve

24/12/2013 00:00

Mazhoranca nuk e miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një
komisioni hetimor parlamentar për të kontrolluar ligjshmërinë e
ndërhyrjes në serverat e sistemit tatimor një muaj e gjysmë më parë.

Sipas Partise Demokratike, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve jane kopjuar ne menyre te paligjshme te dhenat tatimore te bizneseve nga persona te paautorizuar nga ligji. Çështja eshte aktualisht nen hetim penal, por Partia Demokratike thote se hetimi parlamentar ka per qellim te hetoje zbatimin e ligjit ne administrimin e te dhenave tatimore që janë konfidenciale.

“Menjëherë pas kësaj ndërhyrje janë konstatuar fshirje të informacionit për miliona deklarata tatimore, në të shkuarën, gjithashtu ndryshime të të dhënave kohore të cilat kanë krijuar kaos në sistemin tatimor. Eshtë konstatuar mosfunksionimi i sistemit të raportimit të të dhënave të subjekteve tatimore dhe për rrjedhojë ka krijuar së fundmi vështirësi të mëdha për të gjithë këto subjekte gjatë kësaj periudhe”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Por ky argument nuk eshte pranuar nga mazhoranca, e cila, duke permendur nje vendim te Gjykates Kushtetuese, e vleresoi objektin e ngritjes se komisionit si antikushtetues, persa kohe çeshtja po hetohet nga Prokuroria.  

“Eshtë objekti në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe jo ne kundër objektit dhe kërkuesve që kanë nënshkruar këtë objekt.Ky është një skandal i përmasave të papara në asnjë vend demokratik”, tha kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci.

Te dyja palet e cilesojne nderhyrjen ne sistemin e te dhenave tatimore te bizneseve nje superskandal, qe sipas opozites eshte shkaktuar nga Qeveria per te favorizuar ne menyre te paligjshme, klientet e saj. Ndersa mazhoranca, nepermjet zotit Ruçi, duke kërkuar qe politika t’i qendroje larg kesaj çeshtje, hodhi edhe idene e perfshirjes ne hetim te organeve te specializuara nderkombetare.  

Top Channel