Në të gjitha qendrat e qarqeve ku ndodhen pikat e kolaudimit të mjeteve motorike ka radhë deri në disa kilometra të gjata.

Drejtuesit e mjeteve janë dyndur për të paguar taksat dhe kolauduar automjetet, duke qëndruar jo vetëm me orë, por edhe me ditë të tëra para sporteleve.

Radha nis të zihet një ditë para dhe drejtuesit e mjeteve qëndrojnë gjithë natën jashtë.

Por, edhe gjatë ditës ka vonesa që vijne edhe për shkak të mungesës së sporteleve për pagimin e taksave vjetore për automjetet apo edhe gjobave të papaguara.

Vetë procedura e pagimit të taksave është e ngarkuar në disa sportele ku duhet të mbash sërish radhë.

Kjo situate është në gjithë vendin, Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë e Berat është e njëjta situatë, duket e krijuar nga nje amnisti e gjobave ne vitin 2010.

Në fund te atij viti pjesa me e madhe e drejtuesve te mjeteve u dynden ne sportele per te perfituar nga amnistia.

Prej asaj kohe ata duhet te paraqiten çdo fundviti, duke krijuar nje situate aspak dinjitoze.

Kjo situate eshte edhe ne Tirane, ku çdo dite ka nje dyndje shume te madhe.

Se fundmi, drejtuesit e mjeteve qe presin ne radhe jane duke u gjobitur edhe nga policia rrugore.

Nderkohe, drejtuesit e mjeteve tregojne se gjithmone kur ka radhe te gjata, ata qe po fitojne me shume jane sekseret qe me nje pagese nen dore te shkurtojne kohen e qendrimit.

Top Channel