Pavarësisht se grekët po përpiqen të hedhin pas, një prej viteve më të
vështirë në historinë e tyre dhe Qeveria Samaras përpiqet të krijojë një
atmosferë optimizmi për vitin që vjen, mesazhet që vijne nga Berlini në
këtë fundviti, disa ditë para presidences greke të BE, nuk përmbajnë
aspak tolerancë për Athinën dhe as nuk krijojnë iluzione.

Presidenti i Bundesbank Jens Weidmann ne nje interviste per te perditshmen ‘Bild’ thekson se nuk do te kete reduktim te borxhit grek,pasi me kete menyre vetem do te blihej kohe dhe nuk do te zgjidheshin problemet kryesore te vendit dhe ka kerkuar nga Athina vetem zbatimin e reformave te veshtira qe duhen cuar deri ne fund.

Ne kete gjatesi vale vjen edhe sondazhi i kesaj te perditshme sipas te cilit 70% e gjermaneve nuk pranojne nje ndihme te re per Greqine, ndersa nje pjese e mire e te investuarve kerkon madje perseri, largimin e saj nga Eurozona.

Ne te njejten kohe analiste gjermane kritikojne kryeministrin Samaras duke shprehur dyshime per aftesine e Athines te drejtoje presidencen e BE.

Ne kritikat e tyre te publikuara nga ‘Dë’ kerkohet qe Greqia,ky femije problematik i Europes, te vertetoje se veshtiresite per te kaluan dhe po ashtu edhe per unionin monetar, nderkohe qe shtrohet pyetja se si kryeministri Samaras eshte kaq entuziast kur perpara tij ka disa ceshtje teper te veshtira per te zgjidhur, jo vetem te Greqise, por edhe te BE.

Analistet rikujtojne se vendi eshte akoma ne nje krize teper te thelle dhe mbahet ne kembe me kredite e ndihmes dhe ne se do te rimekembet, do te duket vetem kur te mbarojne kredite  ne fund te vitit te ardheshem,ndaj do te duhet nje menyre spartane e udheheqjes si dhe forca e Herkulit -thone ata ne menyre karakteristike.

72 ore para presidences greke te BE , termet politik ka shkaktuar  ne Athine,sondazhi i kryer nga Universiteti i Janines sipas te cilit, ne se do te zhvilloheshin sot zgjedhjet ne vend, ne parlament do te hynin vetem tre parti ,Radikalet e Majte qe do te kryesonin me 14.5% te votave, Demokracia e re ne vend te dyte me 7.5%  dhe Partia Komuniste  me 3,5% te votave.

Top Channel