Në Greqi vijojnë problemet për njerëzit në nevojë për kura mjekësore për
shkak të grevave të vazhdueshme 24-orëshe që do të zgjasin deri të
premten e ardhshme.

Ky veprim i mjekëve që punojnë për Entin Kombëtar helen të Shërbimeve Shëndetësore vjen në shenjë proteste ndaj masës së qeverisë që parashikon nxjerrjen në asistencë dhe shkarkimin e një pjese të personelit mjekësor dhe paramjekësor.

Mjekët e Entit kanë vendosur ta zgjasin grevën e tyre deri më 3 janar për shkak të miratimit të një projekt/ligji që parashikon hartimin e një kontrate të re pune për mjekët e Sistemit Shëndetësor Kombëtar.

Edhe farmacistët po përgatiten që të rifillojnë aksionet e tyre kundër masave eventuale që mund t’u dëmtojnë interesat, pas disa deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

Top Channel