Autoritetet kroate paditën një kompani farmaceutike dhe 364 persona, shumica prej të cilëve doktorë, mbi bazën e dyshimeve se ata uzurpuan tregun për qëllime personale.

Dyshohet se drejtuesit e firmës farmaceutike “Farmal” korruptuan një rrjet doktorësh dhe farmacistësh, me qëllim që të jepeshin në receta produktet e kompanisë.

Të arrestuarit dhe mjekët që po ndiqen në gjendje të lirë akuzohen për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe dhënie rryshfeti.

Mediat kroate theksojnë se ky është procesi më i madh në llojin e tij, në historinë gjyqësore të vendit.

Njëkohësisht, ato nënvizojnë se arrestimi i menjëhershëm i qindra mjekëve mund të rënojë sistemin mjekësor të vendit me 4,2 milionë banorë dhe një numër prej 5 mijë mjekësh specialistë të regjistruar në total.

Top Channel