Aksident i rëndë për Michael Schumacher

29/12/2013 00:00

Ish-piloti i Formulës 1, Michael Schumacher, ka pësuar një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës.

Sipas radios ‘Europe 1’, gjermani shtatë herë kampion Bote ka pësuar një traumë të rëndë në kokë dhe është dërguar me helikopter në spital.

“Nuk e di sa e rëndë është gjendja. Ka përplasur kokën, por kishte kaskë. Nuk mendoj se bëhet fjalë për një dëmtim serioz”, tha për ‘Radio Montecarlo’ shefi i kompleksit të Meribelit, Christophe Gernignon- Lecomte.

Ndërsa zëdhënësja e Michael Schumacher tha: “Ishte bashkë me djalin 14-vjeçar kur ndodhi aksidenti. Mjekët po kujdesen për të. Ju lutemi të kuptoni se nuk mund të ofrojmë informacione të vazhdueshme për gjendjen e tij shëndetësore.”

Top Channel