Forcat greke te antiterrorit janë vënë në kërkim të personave të
panjohur të cilët në orën 3:30 minuta të mëngjesit të së hënës kanë
qëlluar me breshëri automatiku rezidencen e ambasadorit gjerman Wolfgang
Dold ne lagjen Halandri ne Athine.

Sipas informacioneve te para jozyrtare, autoret ishin kater persona te panjohur, te cilet pasi kane qelluar te pakten kater here porten e jashtme dhe me pas muret e shtepise me kallashnikove jane larguar ne drejtim te paditur,ndersa nuk raportohen te lenduar.

Polici ne vendroje nuk ka mundur te reagoje, ndersa ka deklaruar se te panjohurit nuk kane qelluar mbi te. Ne vendngjarje specialistet e antiterrorit kane gjetur pas kerkimeve me shume se 60 gezhoja plumbash. Behet e ditur se deri ne oret e para te mengjesit jane shoqerur  ne polici gjashte  persona.Menjehere pas ngjarjes ministri i Rendit Nikos Dhendias ka njoftuar kryeministrin grek Antonis Samaras, i cili ka komunikuar me diplomatin e huaj.

Nga ana e tij zv/kryeministri dhe Ministri I Jashtem Evangjelos Venizellos ne nje deklarate per shtyp e ka quajtur ngjarjen nje akt terrorist qe synon te demtoje imazhin e Greqise dy dite para fillimit te presidences greke ne BE .Rezidenca e  ambasadorit gjerman ka qene objekt edhe i organizates terroriste 17 Nentori ne maj te vitit 1999 kur anetare te saj kane qelluar mbi shtepine me nje raketahedhese.Antiterrori grek vlereson se pas ketij sulmi fshihet organizata terroriste Grupi i Luftetareve Popullore, OLA, i cili ka marre persiper edhe sulmin e ngjashem ne janar te ketij viti kur eshte qelluar me bresheri automatiku mbi zyrat e partise ne pushtet  Demokracise se Re, ne lagjen Sigrou te kryeqytetit.

Retorika anti – gjermane është rritur tejmase ne qarqet e politikaneve greke te opozites qe kundershtojne prej vitit 2010 ndihmen ekonomike prej 240 miliard eurosh qe BE dhe FMN i akorduan Greqise, ku pjesen me te madhe e jep Gjermania dhe vete Berlini ka imponuar ndaj Athines zyrtare masa te dhimbshme financiare dhe reforma, duke shkaktuar shpeshhere zemerim popullor.
i.

Top Channel