Duke buzëqeshur me optimizëm, kryeministri grek, Antonis Samaras në mesazhin e tij drejtuar popullit grek me rastin e Vitit te Ri ka theksuar se viti 2014 do te shenoje fundin e recensionit dhe fillimin e progresit ekonomik te vendit.

“Shoqeria greke ka kaluar momente shume te veshtira, por çastet me te keqia per te ajo i ka lene pas”, deklaroi Samarasi.

“Tashme nuk kerkojme çdo muaj para borxh nga jashte qe te mbijetojme. Arritem per here te pare, pas shume vitesh ate qe eshte me se logjike per cdo shtet, te mbulojme ne vete nevojat tona. Kjo eshte teprica primare qe askush nuk priste qe ne te arrinim sivjet. E megjithate ia dolem”.

Samaras ka theksuar gjithashtu se Greqia sheh te ardhmen me nje sy plot shprese pasi ka dale nga rrethi vicioz i recensionit dhe se tani qeveria e drejtuar prej tij, pjesen me te madhe te teprices primare do ta ktheje tek shtresat e varfra te shoqerise.

“Ndertojme hap pas hapi mbi themele te forta. Ne 2014 Greqia do te dale perseri ne tregje, do te filloje te jete perseri nje vend normal, borxhi do te vleresohet i qendrueshem, pa nevojen e paketave te ndihmave, pa nevojen e kredive”, theksoi Samaras.

Kryeministri grek ka shtuar gjithashtu se ne vitin qe vjen, Greqia do te realizoje valen e madhe te reformave dhe ekonomia e saj do te jete me konkuruese.

Duke uruar gjithe greket per vitin e ri Samaras u ka bere thirrje ta kthejne friken ne shprese, grindjen ne vetbesim, perçarjen ne unitet dhe varfërinë ne krijimtari per dite me te mira.

Sipas nje sondazhi qe u publikua vetem disa ore para mesazhit te kryeministri grek, ne te cilin udheheqin Radikalet e Majte, 56% e grekeve deklarojne se do te braktisnin vendin ne se mundeshin, ndersa 69% e tyre beson se dite me te keqija i presin perpara.

Top Channel