Me muzikë, fishekzjarre dhe festime të përbashkëta, qytetarët e Maqedonisë e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Disa në qiell të hapur, disa në shtëpi, të tjerët nëpër restorante i kanë lëna pas 12 muaj me shumë ngjarje, dëshira dhe sfida.Në sheshin e Shkupit, është mbajtur koncerti tradicional për Vitin e Ri, ndërsa qytetarët kanë pasur mundësi për dhjetë minuta të përcjellin spektaklin e fishekzjarreve.

Qytetarët e intervistuar nuk e mbajnë mend për të mirë vitin që kaloi dhe shpresojnë që viti 2014 të sjellë ndryshime pozitive.

 “Viti 2013 sipas mendimit tim ka qenë shumë negativ. Kishte korrupsion të madh, papunësi të madhe sidomos tek të rinjtë, të cilët po detyrohen  të dalin jashtë vendit. Pres që në vitin 2014 dicka të ndryshojë”, thote nje qytetar.

Fëmija i parë i lindur në Maqedoni në vitin 2014 është djalë. Ai ka ardhë një jetë 1 minutë pasmesnate në Klinikën e gjinekologjisë në kryeqytet. Nata e ndërrimit të viteve, nuk ka kaluar pa probleme, megjithatë është vlerësuar me e qetë në krahasim me vitetet e kaluara.

Sipas përfaqësuesve të Ndihmës së shpejtë në Shkup, mjekët kujdestar kanë intervenuar në 16 raste ndaj personave të cilët kanë ardhur në gjendje të dehur. Gjatë natës, një person ka pësuar lëndime në fytyrë nga fishekzjarret, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë lëndime në kokë pas përfshirjes në një rrahje.

Top Channel