Megjithëse i zhytur në një krizë të thellë ekonomike, fqinji ynë jugor
Greqia që prej datës 1 janar 2014 ka marrë drejtimin e presidencës së
Unionit Europian.

Gjatë 6 muajve të ardhshëm Qeverisë greke do t’i duhet të organizojë me qindra takime, negociata komplekse dhe 13 takime të Këshillit Europian.

Paçka se mandati i kësaj presidence është 6 muaj, Greqia do ta drejtojë BE-në vetëm për më shumë se 3 muaj e gjysmë pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian zhvillohen në maj që do të thotë se dikutimet apo propozimet ligjore të presidencës greke nuk mund të vijojnë më tej.

Megjithatë Qeveria greke ka zgjedhur si prioritete gjatë presidencë europiane 3 aspekte që lidhen me rritjen ekonomike në union, emigracionin dhe zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Pavarësisht se Greqia është e rrethuar me fqinj të cilët janë përfshirë në integrimin europian cështja e zgjerimit për presidencën greke nuk është prioritet.

Pavarësisht se Greqia është e rrethuar me fqinjë, të cilët janë përfshirë në integrimin europian, çështja e zgjerimit për presidencën greke nuk është prioritet.

Çfarë mund të përfitojë apo të humbë Shqipëria prej presidencës të Greqisë?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje fillimisht duhet të kthehemi disa javë prapa në kohë, pikërisht disa ditë përpara mbledhjes së Këshillit Europian ku u diskutua statusi i Shqipërisë.

Dy ditë përpara kësaj mbledhje 8 ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vend që mbante  Presidencën e radhës së BE-së dhe kreut të Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Ashton.  

Në letër argumentohej se, Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë.

E ndërsa zyrtarët më të lartë të Greqisë e kanë shprehur publikisht mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, ata nuk u bënë pjesë e këtij lobimi duke lënë të kuptohet se ishin shumë larg veprimeve konkrete sic ishte rasti në fjalë.

Ky episod ngre një pikëpyetje të madhe për sa i përket mbështetjes së presidencës greke gjatë muajve të ardhshëm të cilët janë vendimtar deri në qershor kur do të vendoset për një ‘PO’ apo ‘JO’ europiane statusit të Shqipërisë.

Top Channel