Viti i ri 2014 ka “sjellë” për grekët e thjeshtë, dy taksa të reja në
paketën e paparë të taksave, nga më të mëdhatë në BE, që qytetarët do
fillojnë të paguajnë në muajt në vazhdim, në kuadrin e masave antikrize
të qeverisë Samaras.

Keto dy taksa te reja i perkasin sektorit te shendetësise me qellim perfitimin e 115 milionë eurove ne vit. Prej 2 janarit çdo qytetar i siguruar ne Organizmin Kombëtar për Sigurimin Shëndetësor (EOPYY) do te paguaje per shtrimin e tij ne spitalet shteterore te vendit 25 euro.

Sipas Ministrit te Shendetsise 5 euro do te jete fatura e hyrjes ne spital dhe 20 euro te tjera do te shkojne per kurimin, perveç shumes qe do te paguaje Organizmi i Sigurimeve te Shendetit te çdo pacienti. Nga kjo takse perjashtohen vetem personat qe deklarojne se nuk kane asnje te ardhur dhe te semuret kronike.Gjithashtu ne ditet e ardheshme pritet te hyje ne fuqi edhe taksa tjeter sipas se ciles çdo qytetar duhet te paguaje 1 euro per cdo recete mjekesore, e cila permban deri ne tre medikamente. Masat e reja te qeverise per sektorin e shendetesise kane shkaktuar reagime te medha tek qytetaret, ndersa unionet e mjekeve dhe te personelit te spitaleve qe ndodhen ne greve kane deklaruar se do te vazhdojne protesta e tyre deri ne daten 10 janar.

Nderkohe, pothuajse te gjitha mediat greke kane komentuar deklaraten e Ministrit te Shendetësise, Adhonis Gjeorgjiadhis i cili kur eshte pyetur se cfare do te behet me ata paciente qe nuk do te paguajne pasi jane shtruar ne spital eshte pergjigjur me cinizem: Mos u merakosni, nuk do t’i burgosim.

Top Channel