Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, nuk ka bërë të ditur nëse do të
kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale që pritet të
mbahen në pranverë të këtij viti.

Ivanov, ka thënë para gazetarëve se këtë vendim do të shpalos në kohën e duhur. Ndërkohë, brenda partisë VMRO-DPMNE që e kandidoi Ivanovin në vitin 2009 për president, ende po vazhdojnë konsultat nëse do të jetë ai që do të mbështetet edhe për një mandate, apo do të garojnë me një emër tjetër në zgjedhjet presidenciale. Nga ana tjetër, partneri shqiptarë në qeveri, ka shpalosur qëndrimin kundër Ivanovit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti po kërkon një kandidat koncenzual, pa ngarkesa nacionaliste për president të Maqedonisë.

“Ne kemi dalë me një qëndrim shumë të hapur dhe të qartë, nuk duam të bëjmë lojëra akrobatike, as nuk duam të bëjmë teatër, por ofrojmë një standard i cili është në dobi të Republikës së Maqedonisë, në dobi të gjithë qytetarëve, një kandidat konsensual, i cili do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht se cilës enti i takojnë”, tha Ahmeti.

Partia opozitare e Menduh Thaçit,PDSH ende ende nuk kanë bërë publik qëndrimin e vet lidhur me garën presidenciale.Dalja e elektoratit shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, është shumë e rëndësishme për tu arritur pjesmarrja e nevojshme në procesin zgjedhor që është 40% e trupit votues.

Disa analistë në Shkup, thonë se shqiptarët nuk kanë arsye për të dal në zgjedhjet për krytarin e shtetit, pasi nuk presin që presidenti i ardhshëm të ndryshojë qasjen ndaj tyre.

Top Channel