12:23 Serial "Misione te Fshehta" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
10 serialet më të shkarkuar në vitin 2013
04/01/2014

10 serialet më të shkarkuar në vitin 2013
Sikurse cdo vit, edhe këtë herë Torrentfreak ka publikuar klasifikimin e serialeve televizive më të shkarkuara, natyrisht ilegalisht nga përdoruesit e internetit.

Në krye të 10 serive më të mira është “Game of Thrones” me 5 milionë e 900 mijë shkarkime, si dhe me 5 milionë e gjysmë spektatorë në Shtetet e Bashkuara.



Në vend të dytë vjen “Breaking Bad” me mbi 4 milionë shkarkime ilegale dhe 10 milionë e 280 mijë spektatorë në SHBA.



Në vend të tretë “The Walking Dead” me 3 milionë e 600 mijë shkarkime dhe 16 milionë e 110 mijë spektatorë.



Në vendin e katërt “The Big Bang Theory” me 3 milionë download dhe 20 milionë e 400 mijë spektatorë.



Në vendin e pestë “Dexter” me mbi 3 milionë download dhe thuajse 3 milionë spektatorë në mbarë Amerikën.



Në vend të gjashtë “How I Met Your Mother” me mbi 3 milionë shkarkime dhe gati 9 milionë spektatorë e gjysmë.



Në të shtatin “Suits” me mbi 2 milionë e gjysmë shkarkime dhe mbi 3 milionë e gjysmë spektatorë.



Në Vend të tetë “Homeland” me mbi 2 milionë e 400 mijë shkarkime dhe po aq spektatorë.



Në vendin e nëntë “Vikings” me mbi 2 milionë e 300 mijë shkarkime dhe 6 milionë shikues.



Në të dhjetin është “Arrow” me 2 milionë e 200 mijë shkarkime dhe 3 milionë e 200 mijë shikues.



/ Top Channel







Më shumë nga kinemaja
Scarlett mposht Johnsonin dhe Irinën
Scarlett Johansson është ngjitur menjëherë në krye të renditjes së filmave më të shikuar këtë fundjavë, krahasuar me Dwayne "The Rock" Johnsonin në rolin e Herkulit, me të cilin luan edhe modelja ruse Irina Shayk.
Sandra Bullock feston 50-vjetorin
Një ndër aktoret më të vlerësuara të Hollivudit sot feston 50-vjetorin. Sandra Bullock ka lindur më 26 korrik 1964 në Arlington të Virginias dhe ka debutuar në botën e kinemasë në vitin 1993. Suksesi erdhi një vit më pas ku luante në krah të Keanu Reeves në filmin “Speed” (“më thoshin që të mos merrja pjesë  dhe që ishte një film vetëm në autobus”).
Foto e re e aktorit Ben Affleck si Batman
Warner Bros. ka publikuar një pamje të re të aktorit Ben Affleck me kostumin e superheroit të famshëm Batman, të cilin do e interpretojë në filmin ‘Batman v Superman: Dawn of Justice’.
Traileri i filmit “50 shades of Grey”
Më në fund është prezantuar edhe traileri i një ndër filmave më të shumëpritur të sezonit të ardhshëm kinematografik, “50 shades of Grey”. Filmi pritet të dalë në sallat e kinemave më 14 shkurt të vitit 2015 në Ditën e Shën Valentinit.
Transformimi i Johnny Depp
Johnny Depp është konsideruar si sex simboli më i lakmuar i Hollywoodit, por tashmë ai nuk njihet më. Transformimi i Depp, si pasojë e rolit të tij më të ri në fimin “Black Mass”. Aktori shfaqet me dhëmbë të thyera, me bark dhe flokë të rëna.


Lajmet kryesore

10 serialet më të shkarkuar në vitin 2013
Grabitja në BSH, në komisionin e ekonomisë
Braçe: Tolerancë zero për këdo që është përfshirë
Grabitje dhe vrasje në Dibër të Madhe
Plagoset polici në aksion
Vlorë, grabitet me armë kazinoja
300 ditët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik
PD: Politikat e qeverisë kërcënojnë ekonominë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Turizmi, Energjia, Reforma territoriale, Kriza Financiare, Arsimi, Tragjedia ajrore, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.