Patriarku serb Irinej, në një shërbesë fetare të shtunën në Beograd u shpreh se, në Kosovë vuajtjet dhe padrejtësitë nuk po pushojnë dhe se po vazhdojnë përpjekjet për rrëmbimin e saj.

Në të njëjtën kohë, siç shkruan “B92”, Irinej i ka këshilluar serbët e Kosovës që të jetojnë në këtë vend, se nuk janë të vetmuar dhe se me ta është i gjithë populli serb.

“Kosova jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës. Në të nuk pushojnë vuajtjet e padrejtësitë, që nga dita në ditë po bëhen më të mëdha. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë”, ka thënë patriarku.

“Prej dhjetëra shekujsh të tjerët po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër nga qënia jonë. Kosova nuk është vetëm territor serb, por edhe zotim i tyre”, ka shtuar ai.

Top Channel