Policia greke eshte vene ne alarm pasi nje i burgosur me burgim te
perjetshem, nje prej militanteve te grupit terrorist 17 Nentori, nuk
eshte kthyer ne burg pas lejes se perkoheshme qe ka marre nga
autoritetet e institucionit korrektues.

Ai nuk eshte paraqitur sipas rregullit ne rajonin e policise ne Nea Kalikratia te Halkidhikise prane Selanikut, ndersa avokati i tij ka pohuar per mediat greke se klienti i tij e ka njoftuar qe do te nderrmare kete veprim te cilin e ka quajtur nje akt politik.

56-vjeçari Kristodhulos Ksiros vuante denimin e tij ne burgun e Koridallose të Athinës i akuzuar per pjesëmarrje ne nje sere sulmesh vdekjeprurëse se bashku me anetare te tjere te 17 Nentorit, kundër biznesmenëve,diplomateve grekë, amerikanë dhe britanikë.

Grupi u shkaterrua në vitin 2002 pasi shumica e anetareve te tij u burgosen pas nje sulmi te deshtuar me vendosjen e nje bombe qe shpertheu ne duart e vellait te tij.

17 nëntori eshte cilesuar si grupi ekstremist me i madh ne vend i cili eshte pergjegjes per vrasjen e 23 grekëve dhe të huajve dhe një seri sulmesh të tjera nga 1975 deri ne asgjesimin e tyre  duke përfshirë edhe vrasjen e një zyrtari të CIA-s dhe te një diplomati britanik.

Arratisja e nje prej militanteve me te perfolur te tij, ndodh vetem disa dite pas sulmit terrorist ndaj rezidences se ambasadorit gjerman ne Athine, pas te cilit organet greke dyshojne se fshihen elemente nga celulat ekstremiste te majta te lindura pikerisht ne vitet qe pasuan pas asgjesimit te organizatave terroriste si ’17 Nentori’ dhe ‘ELA’ ne dekaden e kaluar apo grupit “Berthamat e Zjarrit” qe u shkaterrua vetem disa vite me pare.

Top Channel