Strategjia e Mbrojtjes dhe Sigurisë

07/01/2014 00:00

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli përpara gjeneralëve dhe ushtarakëve
më të lartë shqiptarë parashtroi direktivat e mbrojtjes për 2014-ën.

Kodheli tha se gjate ketij viti do te perfundoje dokumenti strategjik ne fushen e mbrojtjes, ai i sigurise kombetare, si edhe do te rishikohet struktura e Forcave te Armatosura. Gjithashtu do te kete reforme ligjore.

“Së pari, tek përfundimi i dokumenteve strategjikë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duhet të përfundojë Strategjia e Sigurisë Kombëtare në hartimin e së cilës Ministria e Mbrojtjes është pjesë e përpjekjeve ndërinstitucionale, Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave tona të Armatosura; së dyti do të jetë rishikimi i strukturës së Forcave të Armatosura, me qëllim ndëshkimin e një strukture organizative sa më efektive, më funksionale, të aftë për të zbatuar detyrat themelore të mbrojtjes së vendit në kuadër të mbrojtjes kolektive dhe në mbështetje të popullsisë civile dhe emergjenca”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes shprehu rezerva per punen e vitit qe lame pas.

“Viti 2013 shënoi integrimin e plotë të Forcave të Armatosura në strukturat ushtarake të NATO-s, pjesëmarrje në operacionet e drejtuara nga NATO dhe BE, zgjerimin e gamës së trajnimit dhe stërvitjes, demontimin e municioneve të tepërta, por megjithë rezultatet e arritura konstatojmë mosrealizime, të cilat lidhen me zhvillimin e kapaciteve të plota operacionale, dokumentet kryesorë strategjikë të sigurisë dhe të mbrojtjes që i munguan”, tha Kodheli.

Edhe gjate vitit 2014, procesi i demontimit per municionet e teperta do te vazhdoje.

Top Channel