Tre persona, një fëmijë një vjeç e gjysmë dhe një çift të moshuarish që
ishin gjyshërit e tij, 70 vjeç dhe 65 vjeç perkatesisht kanë gjetur
vdekjen pas një zjarri të rënë në shtëpinë ku ata banonin në lagjen
‘Kordhelio’ në perëndim të Selanikut.

Gjithashtu dy persona te tjere jane plagosur nga zjarri, një 10-vjeçar dhe nje 18-vjeçar, te cilet jane çuar dhe mjekohen ne spitalin ‘Papagjeorgjiou’ te qytetit.

Zjarri thuhet se ka rene pas perpjekjes se 70-vjeçarit per t’i vene flaken vetes pasi eshte lyer me benzine.  Per fikjen e flakeve kane mberritur ne vendngjarje mbi 20 zjarrfikes me shtate makina zjarrfikese. Vendimtare ka qene ndihmesa e nje prej fqinjeve qe ka shpetuar jeten e dy femijeve te tjere qe ndodheshin ne shtepi.

Sipas informacioneve te para thuhet se i moshuari kishte probleme psikologjike.

Top Channel