Omisi, një qytet bregdetar pranë Splitit në Kroaci ka një kryebashkiak shumë të veçantë.

Në pak muaj në detyrë, Ivan Kovaçiç ka reduktuar borxhin e akumuluar të qytetit me 15 mijë banorë nga katër milionë euro, në një milion dhe këtë jo vetëm falë punës së palodhur, por edhe nëpërmjet disa ideve gjeniale.

Një prej mënyrave për të financuar projektet e tij, Kovaçiç ka gjetur shitjen e makinave zyrtare. Kështu, ai shiti një automjet ultramodern “Audi”, në shërbim të tij, për të blerë me ato para një autobot, që do të shërbejë për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të disa fshatrave përreth.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Omisit, shiti për 20 mijë euro një “Skoda Fabia”, ndërsa paratë që fitoi i vendosi në një fond, i cili do të shkojë për përmirësimin e një qendre mjekësore.

Midis reformave të Kovaçiç, përfshihet edhe ajo e largimit nga detyra të shoferëve për veten dhe zyrtarët e tjerë vendorë, pasi ai pretendon se askush nuk ka më nevojë për një shofer të paguar nga taksapaguesit, kur kushdo mund të drejtojë fare lehtë automjetin e tij.

Top Channel