Kryeministri grek Antonis Samaras gjatë ceremenonisë së fillimit të
presidencës europiane të Greqisë ka deklaruar se motoja e zgjedhjeve për
Parlamentin Europian në majin e këtij viti do të jetë përgjigjja e
pyetjes: Brenda apo jashte BE?

Duhet qe vete greket te vendosin ne se vlejne apo jo sakrificat qe ata kane bere, ka thene ai.

“Shumë njerëz kanë qenë dhe disa prej tyre janë ende dhe kjo është shumë e rëndësishme, te shkaterruar nga këto masa ekstreme financiare. Por unë kam besim te plote tek qytetaret greke, qe kur ata te hedhin voten, te votojne per fëmijët e tyre dhe gjithashtu për të ardhmen e vendit qe ata duan. Ata e dinë se si për vendin që ata duan ashtu dhe për fëmijët e tyre, zgjidhja është me shume Europe dhe nje Europe me e mire dhe kjo është ajo që ne po ndërtojmë sot“, tha Samaras.

Kryeministri grek ka prezantuar Qeverine qe ai drejton si forca politike qe siguron vizionin europian ne kundershtim me Radikalet e Majte te partisë opozitare Syriza, lideri i te cileve ka bojkotuar hapur ceremenonine zyrtare te presdiences greke. Zgjedhjet parlamentare ne vend ka thene Samaras do te behen ne vitin 2016. Edhe presidenti i KE-së Manuel Barroso eshte shfaqur optimist se Greqia do te kete nje presdience te sukseshme, ndersa i eshte referuar krizes politike ne vend gjate viteve te kaluara, e cila pengoi realizimin e reformave ne kohe.

“Jo shumë kohë më parë njerëzit benin spekullime për daljen e Greqise nga Eurozona, në lidhje me shembjen e euros apo te BE. Por, fakti që ne jemi këtu në Athinë sot duke festuar fillimin e presidencës greke, nga një anëtare e plotë e Bashkimit Europian dhe një anëtare e plotë e zonës së euros është dëshmi e qartë se ato parashikime ishin të gabuara”, tha Barroso.

Ne konferencen e perbashket Kryeministri Samaras ka theksuar gjithashtu se BE do te lere pas krizen dhe se Greqia synon me presidencen e saj te sjelle me afer qytetarin europian me BE nepermjet perballimit te problemeve jetike te rimekemjes ekonomike,te luftes ndaj papunesise,te konsolidimit te kohezionit social, te sigurise se jashtme dhe te brendshme, duke pasur si objektiv kryesor garantimin e monedhes se perbashket, euros. Ndersa ne sallen e Pallatit te madh te Koncerteve zhvillohej ceremonia e dyte zyrtare e fillimit te presidencës greke,qindra qytetare, simpatizantë te forcave te majta politike kane protestuar duke akuzuar BE si pergjegjes per krizën humanitare dhe sociale në Greqi, ndersa policia eshte detyruar te perdore bombat me gaz lotsjelles per t’i shperndare.

Top Channel