BQE nuk do të nxisë inflacionin

09/01/2013 16:15

Banka Qëndrore Europiane vendosi që të ruajë nivelin aktual të normës bazë të interesit, e cila është në minimumet e saj historike prej 0,25%.

Një normë e tillë minimale inkurajon kreditimin dhe qarkullimin e likuiditetit në treg, duke lehtësuar kështu rimëkëmbjen e ekonomisë europiane të dëmtuar nga kriza e Eurozonës.

Guvernatori i BQE-së, Mario Draghi, theksoi të enjten se “norma bazë e interesit do të qëndrojë në nivelin minimal aktual, për një periudhë të papërcaktuar kohore”.

Një vendim i tillë i BQE-së hedh poshtë dyshimet se Banka mund të vendoste të ndërhynte në mënyrë energjike, për shkak të deflacionit në rritje në kontinent.

Me inflacionin që ka rënë nën kufirin shqetësues të 1%, ekziston frika se prodhuesit mund të dëmtohen seriozisht nga rënia e çmimeve që po regjistrohen për disa mallra bazë në bllokun e 18 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët.

BQE synon që të respektojë një normë inflacioni vjetor prej 2-4%, i vlerësuar si niveli ideal për ekonominë europiane dhe ndonëse parametrat janë larg pritshmërive, BQE nuk e konsideron ende gjendjen aq shqetësuese sa për të ndërhyrë në treg për të stimuluar inflacionin.

Top Channel