Një goditje të rëndë ka marrë oret e fundit partia neonaziste Agimi i
Artë pasi drejtësia grek ka dhënë edhe për një deputet tjetër në
mbrëmjen e së dielës, masën e paraburgimit.

Numri i perfaqesuesve te kesaj force politike ne paralement ka shkuar tashme ne 12 pasi 6 te tjeret ndodhen pas hekurave te burgut ne pritje te gjyqit , me akuzat per drejtim dhe pjesmarrje ne nje organizate kriminale.
 
Ne oret  e para te mengjesit te se henes Giorgos Gjermenis dhe Panagiotis Iliopoulos jane derguar ne burgun e Koridhalose ku ndodhet edhe lideri I kesaj partie Nikos Mihaloliakos ,ndersa Stathis Boukouras eshte derguar ne burgun e Nafplios.

 “Siç kam thënë që nga momenti i parë, unë jam në dispozicion të drejtësisë greke. Unë jam këtu si pasoje e nje deshmie te rreme . Port e gjitha keto genjeshtra do te bien dhe e vërteta do të shkëlqejë”, tha Stathis Boukouras, deputet i Agimit të Artë.

Sipas mediave greke masa e paraburgimit edhe per keta deputete eshte nje hap tjeter ne rrugen qe ka zgjedhur qeveria e koalicionit ne Greqi dhe gjithe sistemi, per caktivizimin politik te Agimit te Arte,ne nje moment kur edhe pjesëmarrja e paket e perkrahesve te saj gjate deponimeve tregon se po kalon nje faze te dyte te humbjes se fuqise se tij.

Zhvillimet e fundit vertetojne vleresimet sipas te cilave behet e pamundur pjesmarrja e kesaj force politike ne zgjedhjet per Parlamentin Europian, te pakten me emrin qe mban dhe simbolet e saj, pasi do te ishte paradoksale qe Gjykata e Larte te lejonte te kandidonte nje parti, qe cilesohet nga drejtesia si nje organizate kriminale dhe ka nen akuze 9 nga 18 deputetet e saj.

Nderkohe gazeta ‘Ethnos’ e se dieles ka publikuar disa fotografi ku vertetohen edhe njehere tendencat neonaziste te anetareve te saj. Fotografite jane marre nga kompjuteri i zedhenesit te kesaj partie Ilias Kasidhiaris ku midis te tjerash spikat nje fotografi e tij duke perkedhelur nje kallashnikof, disa te tjera qe tregojne procesin e pepunimit te nje pluhuri te bardhe qe dyshohet se eshte kokaine, gruan dhe vajzen e liderit te partise qe marrin mesime vetmbrojtjeje dhe anetare te Agimit te Arte te veshur ushtarake qe pershendesin ne menyren naziste.

   

Top Channel