Ideja e Gjermanisë dhe Britanisë për problemin e Kosovës është vendosja e një pakti ndërkombëtar në mes të dy vendeve. Një marrëveshje që do të ngjasonte me traktat paqeje është diskutuar dhe kjo do t’i jepte fund bisedimeve.

Kosova dhe Serbia janë duke rregulluar cështjet teknike. Nenad Gjurgjevic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike thotë se një gjë e tillë do të ishte firmosje transparente nga krerët e shteteve.

“Nëse kalon ky opsion që të përfshihet një marrëveshje detyruese ligjore, kjo do të nënkuptonte një marrëveshje në mes të dy shteteve të cilat marrin përgjegjësi për marrëdhënie të mira fqinjësore, zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore që do të përfshinte edhe marrëveshjet e tanishme si pjesë e këtij dokumenti, kurse Bashkimi Europian do të ishte garantues. Një dokument të tillë nuk do të mund ta ndryshonin ligjvënësit e vendeve pasi është akt ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë transparente do të rregulloheshin marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës”, thotë Gjurgjeviç.

Gjurgjevic thotë se një marrëveshje e tillë do të ishte garanci e mirë.

“Një marrëveshje e tillë do të ishte spirancë e marrëdhënieve dhe do të përfshinte gjëra statutore dhe të rëndësishme, statusin e bashkësisë serbe, të kishës, trashëgimisë, zotimit për integrim dhe për kthim të të zhvendosurve, të zhdukurit e gjëra të cilat do të jenë pjesë e normalizimit të mëtejmë, por për të cilat duhet të konkludohet që janë të rëndësishme dhe që nuk mund të rrënohen me ndryshime brenda shteteve, qoftë të pushtetit apo kushtetutës më vonë”, shton ai.

Serbia pritet të merret gjatë gjithë rrugës së saj drejt BE-së me Kosovën, sipas pikës 35 të agjendës për bisedime, ndonëse është deklaruar se nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

Top Channel