Një industrialist grek është rrëmbyer mesditën e të mërkurës në
kryeqytetin grek Athine. Sipas informacioneve të para, presidenti i
kompanise se përpunimit te produkteve te drithit “Karamolengos”, u
rrëmbye nga persona ende te panjohur.

Policia thote se ka filluar nje operacion, por deri tani nuk eshte bere e mundur as gjetja e grabitesve dhe as ajo e biznesmenit te rrembyer.

Burime policore thone se industrialisti u rrembye nga disa persona te armatosur, pa mundur të bëjë rezistence. Autoritetet dyshojne se ai eshte rrembyer me qellim marrjen e parave ne kembim te lirimit te tij.

Mesohet se pak dite me pare kompania ‘Karamolengos’ kishte perfunduar kontraten per marrjen e nje kredie 2.4 milione euro.

Nje muaj me pare, nje tjeter tentative per te rrembyer nje biznesmen nga me te fuqishmit ne Greqi kishte deshtuar, pasi viktima mundi te arratisej nga disa persona te armatosur qe tentuan ta fusin me force ne nje furgon.

Rrembimet e personave jane teper te rralla ne Greqi. Pak vite me pare, nje pronar anijesh u rrembye dhe ne kembim te lirise se tij u paguan 20 milione euro. 

Top Channel