Të dhëna pozitive për sistemin e prodhimit industrial të Rumanisë kanë ardhur në ditët e fundit nga institucioni rumun i statistikave, INS.

Institucioni ka njoftuar se në nëntor 2013 prodhimi industrial ka regjistruar një rritje prej 9.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2012.

Gjithësesi, INS ka vënë në dukje se bëhet fjalë për një përmirësim sezonal dhe i qëndrueshëm krahasuar me muajin tetor të të njëjtit vit.

Ajo që ka çuar përpara sektorin është industria e manifakturës me +10.6 për qind, ndërkohë që industria e nxjerrjeve minerare ka pësuar një rënie prej 1.1 për qind në nëntor 2013 krahasuar me nëntor 2012.

Gjithmonë sipas INS-së, në 11 muajt e parë të vitit 2013 prodhimi industrial në Rumani është rritur me 7 për qind nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, një vlerësim i mëhershëm sugjeronte se Rumanisë mund t’i duhen edhe të paktën 10 vjet për të arriur objektivin për një GDP për person të barabartë me 60 për qind të mesatares evropiane, për të përdorur euron.

Top Channel